“Edhe sa nëna dhe fëmijë do vdesin?”- Protestuesja akuza qeverisë nga

0%

Në ditën e 60-të të protestës popullore, qytetarët dhe aktivistët nuk i ndaluan fjalimet e tyre ku bënë apel për rezistencë të vazhdueshme deri në plotësimin e kërkesave kryesore, si dorëheqja e qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama, si dhe ndryshimi i sistemit politik.

Një nga qytetaret në fjalimin e saj në podiumin para Kryeministrisë, denoncoi gjendjen skandaloze të reparteve zjarrfikëse, që solli edhe tragjedinë e Shkodrës ditën e sotme, ku humbi jetën në zjarr një nënë e re me dy fëmijë të mitur. “Edhe sa fëmijë e nëna do humbin jetën? Na ka ardh shpirti në maj të hundës. Po vriten nëna, po vriten fëmijë.

Nuk ka një zjarrfikëse, nuk ka një makinë për të shuar zjarrin. Ju lutem mos u dorëzoni, bashkohuni. Nuk ka shtet, këtu ka pushtet, të vrasin”, tha ajo. Qytetarja akuzoi qeverinë dhe kryeministrin se mban pushtetin me forcë dhe me një grup hajdutësh. Ndërsa apeloi për qëndresë deri në fund, pasi tani qytetarët shqiptarë e kanë vrarë frikën.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Na dhunuan te Parlamenti, me një tufë palaçosh, me një tufë hajdutash. Ku është SPAK-u? Tani nuk kam frikë, nuk do trembem. Çohuni shqiptarë, çfarë keni dhe çfarë s’keni, për hatër të fëmijëve çohuni. Çohuni për jetën tuaj. Ky sistem po i detyron shqiptarët të largohen. Sa fëmijë janë rrugës, sa fëmijë janë në jetimore.

E patë në Durrës se si e nxorën në rrugë atë burrin atje ambulanca, se ishte endacak”, tha ajo më tej. Në fund ajo deklaroi se protestuesit nuk do largohen deri në rrëzimin e qeverisë: “Nuk do ndalemi derisa ta largojmë Ramën nga pushteti”.

Burimi: Bota Sot