DJ dhe muzikanti Kavinsky i hitit “Nightcall” gjendet i vdekur në

0%

DJ dhe muzikanti francez i elektropopit Kavinsky, emri i vërtetë i të cilit është Vincent Belorge është gjetur i vdekur në Paris ndërsa rrethanat e ngjarjes nuk janë bërë ende të ditura. Ai bëri bujë për hitin e tij të vitit 2010 “Nightcall”, i cili u përdor në filmin Drive duke fituar kështu famë në mbarë botën.

Këngën e përformoi edhe në ceremoninë e mbylljes së Lojërave Olimpike të Parisit në vitin 2024. Ndërkohë hetimet për zbulimin e shkakut të vdekjes vazhdojnë ende pas deklaratave të autoriteteve franceze. Kavinsky konsiderohej si një nga figurat kryesore të skenës elektronike franceze duke kontribuar kështu në muzikë anembanë botës.

Burimi: Bota Sot