Dita e 60-të e tubimit në kryeqytet, protestuesit grumbullohen në

0%

Protesta në kryeqytet ka vijuar edhe këtë të mërkurë, duke shënuar ditën e 60-të radhazi të tubimit të qytetarëve. Ashtu si në ditët e mëparshme, protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, për të marshuar më pas drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.

Aktori Mehdi Malkaj deklaroi se Rama tashmë është një ish-kryeministër sepse populli po e largon pasi ka vjedhur edhe jetën e foshnjave. “Nuk bëhet kontratë me gjarpërinjtë dhe hardhucat. Jemi në një kohë të vështirë, por heroike. Unë nuk hjam njeriu më i mençur, por e dua Shqipërinë.

Këtu nuk mungon asgjë, i kemi të gjitha, por nuk jemi ne mirë, të ishin ne mirë e kishim marrë para me këngë dhe valle. Ky nuk është kryeministër, është ish-kryeminiatër për mua, e hoqëm me shkelma sepse vodhi edhe jetën e foshnjave ende pa lindur. Nuk ka lënë gjë pa vrarë. Na duhet ky grushti i madh i Migjenit. Unë mbaj përgjegjësi vetëm për veten time.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Artistët kur është puna për ballo me Ramën i ke atje”, tha ai.

Burimi: Bota Sot