Tensione te Santosi

0%

E ardhmja e Neymarit në futboll mbetet e paqartë. Sipas raportimeve të Globo Esporte, brenda klubit të Santosit ekziston bindja se ylli brazilian është lodhur nga kërkesat e përditshme të futbollit dhe madje ka menduar edhe pensionimin e plotë nga sporti.

Megjithatë, sipas të njëjtit burim, Neymar po përballet me presion nga babai i tij për të vazhduar karrierën, për shkak të angazhimeve të shumta komerciale që lidhen me emrin e tij. Burime pranë klubit pretendojnë gjithashtu se 34-vjeçari është bërë i vështirë për t’u menaxhuar në përditshmëri.

Sjellja e tij egoiste, sipas raportit, ka shkaktuar pakënaqësi te bashkëlojtarët, trajnerët dhe drejtuesit e klubit. Në raport thuhet se edhe roli i tij si lider është vënë në pikëpyetje, veçanërisht pas incidentit të ndodhur në muajin maj, ku ishte i përfshirë Robinho Jr.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Këto raportime vijnë në një periudhë kur Neymar së fundmi njoftoi edhe tërheqjen e tij nga Kombëtarja e Brazilit, ndërsa e ardhmja e tij në nivel klubesh mbetet ende e paqartë.

Burimi: Bota Sot