UP nderon me `Doctor Honoris Causa` Joseph dhe Shirley DioGuardi

0%

Në mbledhjen elektronike të Senatit të Universitetit të Prishtinës, të zhvilluar sot u mor vendimi që t’u ndahet titulli më i lartë i Universitetit të Prishtinës, ,,Doctor Honoris Causa” ish-kongresistit amerikan Joseph J. DioGuardi dhe bashkëshortes së tij Shirley C. DioGuardi. Joseph J.

DioGuardi është kongresisti i parë i zgjedhur me prejardhje shqiptare dhe i pari anëtar i Kongresit Amerikan që u angazhua për çështjen shqiptare në Ballkan pa ndalim që nga vitet ’80.

Përveç pajtimit të njëzëshëm për dhënien e këtij titulli të nderit, senatorët gjatë mbledhjes morën një varg vendimesh për fuqizimin e mësimdhënies akademike, kërkimit shkencor dhe rekrutimit të personelit akademik në Universitetin e Prishtinës.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Senati miratoi tri programe të reja të Universitetit të Prishtinës për akreditim, në vijim të përpjekjeve të pandërprera për rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe atij të brendshëm mes njësive akademike. U aprovuan edhe rekomandimet e Këshillit Qendror të Studimeve të Doktoratës për kandidatët e pranuar të njësive akademike në këto studime në vitin akademik 2026/’27.

Gjithashtu në mbledhje u plotësua, ndryshua dhe precizua Rregullorja e përgjithshme për studimet e doktoratës. Senatorët shpallën edhe konkursin për pranimin e studentëve në afatin e dytë në tri nivelet e studimit, në programet ku kanë mbetur vendet të lira nga afati i parë.

Senati shpalli konkurs për dy pozita në Fakultetin e Mjekësisë derisa vazhdoi procesi i emërimit, riemërimit dhe avancimit të personelit akademik nga konkursi publik i 8 janarit 2026 dhe nevojat e brendshme të njësive akademike.

“Me qëllimin e fuqizimit të standardeve të emërimit, avancimit dhe riemërimit të personelit akademik, u miratua propozim-vendimi për përcaktimin e statusit të autorit të parë në publikimet shkencore. Senati miratoi dhe ratifikoi disa tema doktorate dhe mentorët e tyre, derisa përcaktoi edhe kohën e pushimit veror për personelin akademik” , njofton Universiteti i Prishtinës.

Burimi: Bota Sot