Zjarri që përfshiu pjesërisht fabrikën “Daija Metal” në Gjakovë është lokalizuar dhe shuar nga njësitë e Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit. Sipas njoftimit të zjarrfikësve të Gjakovës, reagimi i shpejtë i ekipeve ka parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve dhe dëme më të mëdha materiale.
“Falë reagimit të shpejtë dhe angazhimit të ekipeve tona, zjarri është lokalizuar dhe është shuar në kohë, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve dhe dëme edhe më të mëdha materiale.” Nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar. “Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar. Shkaqet e zjarrit mbeten objekt i hetimeve nga organet kompetente.”
