Shpërndaje në: Rasti i 78-vjeçarit, Xhafer Raçi, i zhdukur që nga 2 korriku, ka rikthyer në vëmendje fenomenin e personave që shpallen të zhdukur thuajse çdo ditë.
Derisa familjarët vazhdojnë kërkimet dhe bëjnë thirrje për ndihmë, të dhënat e Policisë së Kosovës tregojnë se vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti janë raportuar rreth 90 raste të personave të zhdukur Ilirjana Thaqi Pranë një deponie të dheut në Butovc të Prishtinë, më 4 korrik është parë për herë të fundit Xhafër Raçi, por fqinjët nuk ishin në dijeni se ai po kërkohej nga të afërmit.
Dy ditë më parë, familjarët e kishin raportuar si të zhdukur 78-vjeçarin që vuan nga demenca. Nga atëherë, gjatë kërkimit familjarët kanë gjetur vetëm një palë këpucë të tij, jo edhe ndonjë gjurmë tjetër që mund të çojë në zbardhjen e fatit. Familjarët e Xhafer Raçit apelojnë që kushdo që ka ndonjë informacion për vendndodhjen e tij ta njoftojë Policinë ose t’i kontaktojë vetë ata.
Edhe Arbëri 9 mar 2026 Si hymë të papërgatitur në liri? “Apelojmë te popullata e Kosovës që kushdo që ka ndonjë informacion, që e ka parë ose e sheh këtë person, të na lajmërojë. Unë jam vëllai i tij më i vogël dhe, duke e parë situatën, shumë pak shpresoj që është gjallë”, ka thënë Beqir Raçi, vëlla i këtij personi, të cilin është duke e kërkuar familja.
Por si rasti i Raçit ka më dhjetëra raste të tjera. Sipas të dhënave të Policisë, vetëm gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti janë raportuar rreth 90 persona të zhdukur, që i bie nga një person çdo dy ditë. Policia në përgjigjen e saj nuk ka treguar se sa prej këtyre rasteve janë zbuluar e sa vazhdojnë të jenë ende të zhdukur.
Anëtarët e Shoqatës së Kosovës për Kërkim dhe Shpëtim marrin pjesë në shumë prej kërkimeve dhe sipas nënkryetarit të këtij grupi, Mentor Maloku, sfidë të madhe paraqesin personat me demencë, nga e cila është i prekur edhe Xhafër Raçi.
Edhe Arbëri 22 dhj 2025 Kosovarët, evropianët e rinj që nuk po ripërtërihen “Vitin 2026 e kemi filluar me një intensitet shumë të lartë, duke pasur edhe vërshimet dhe rastet e personave të humbur. Rritja e numrit të personave me demencë është një brengë që po na përcjell vit pas viti.
Është shumë sfiduese, sepse fillimisht nuk e dimë vendndodhjen apo terrenin ku mund të ndodhet personi i zhdukur. Pas mbledhjes së informacioneve, fillojmë kërkimet në terren, duke ndjekur çdo gjurmë që mund të na çojë tek ai”, ka thënë Maloku. Një ditë më parë, Policia e Kosovës ka njoftuar se janë gjetur mbetje mortore të një personi i raportuar si i zhdukur më .
