Shpërndaje në: Çmimi i naftës në bursën ndërkombëtare ka rënë për 9 për qind në dy ditët e fundit, e në Kosovë tash e disa ditë ka rritje të pandërprerë.
Njohësit e tregut të naftës thonë se ka abuzim, e në Ministrinë e Industrisë dhe Tregtisë theksojnë, që përcakton çmimin tavan, u arsyetuan se ai nxirret nga mesatarja e 10 milionë litrave të fundit të doganuar Rezana Bozhlani Në ditën kur çmimi i naftës në bursa ka shënuar rënie prej rreth 9 për qind, nga 98 në 89 dollarë për fuqi, në pompat në Kosovë, çmimi për litër është rritur sërish.
Të martën litri i naftës shkoi në 1.74 euro. Njohësi i tregut të naftës, Jakup Gashi, konsideron se kjo mospërputhje e çmimeve është abuzim, teksa kërkon që institucionet të ndërmarrin veprime.
“Nëse ka ulje në bursat ndërkombëtare edhe referohet se është nxjerrë vendimi duke u bazuar, ose thirrjet që po i bëjnë qytetarët, realisht vendimet e tilla janë duke i mbrojtur importuesit e naftës dhe jo qytetarin, nëse ka lirim edhe në të njëjtën ditë ke ngritje të çmimeve ke abuzim”, ka thënë Gashi.
Sipas tij, Ministria e Industrisë, Tregtisë, Ndërmarrësisë dhe Inovacionit, duhet t’i vendosë në rend të parë qytetarët e Kosovës, që të mos përballen me ngritje të tilla. Edhe Arbëri 28 kor 2026 Në botë bie ndjeshëm çmimi i naftës, në Kosovë “në qiell” E Ministria vazhdon të caktojë çmimin tavan me të cilin mund të tregtohet nafta, benzina dhe gazi me shumicë e pakicë.
Sipas Ministrisë, çmimet përcaktohen mbi mesataren e 10 milionë litrave të fundit të deklaruar në Doganë. “Për referencë, sasia prej 10 milionë litrave përfaqëson afërsisht importin e 5 ditëve të fundit.
Për këtë arsye, rritjet apo uljet e çmimeve në tregjet ndërkombëtare nuk pasqyrohen menjëherë në çmimet e derivateve në Kosovë, por reflektohen gradualisht, në përputhje me metodologjinë e llogaritjes së çmimit maksimal të lejuar”, thuhet në përgjigjen e ministrisë.
Njohësi i ekonomisë, Fidan Qerimi, thotë se rritja e çmimit të naftës në bursa reflektohet shumë më shpejt në Kosovë se sa kur ka ulje.
“Për dallim kemi parë shpeshherë rritje të çmimeve, kanë qenë shumë më të shpejta në rritje, kjo ka ndodhur si rezultat besoj i keqpërdorimeve, sepse besojë siç ndodh me uljen ashtu edhe rritja e çmimeve, do të ndodhte në të njëjtën dinamikë”, ka thënë Qerimi. E ata që e vuajnë më së shumti këtë janë qytetarët, sidomos taksistët.
“Faktikisht ka ndikuar shumë në mënyrë negative, se përndryshe po flas si taksist, çmimi i naftës, kur ka qenë është bërë çmimi i taksit. Kurse tash dyfishi i asaj, neve na ka mbetur çmimi i vjetër edhe po ndikon negativisht, sepse nuk je në gjendje as me i lypë më tepër konsumatorit, se je t’u punu po thuajse me humbje ose barazim, nuk fiton diçka”, ka thënë Agim Gashi, që punon taksi.
Është ankuar edhe Nevzat Jedliu. Edhe Arbëri 8 pri 2026 Çmimi i naftës bie në bursa e ngrihet në Kosovë “Ka ndikuar keq edhe në naftë për taksi, për qytetarë. Tash është 1 euro e 73 centë. Ma herët ka qenë më lirë, tash normal që edhe për pasagjerë është më vështirë”, ka thënë ky qytetar.
Në fund të muajit prill, në kulmin e sulmeve ajrore mes Iranit dhe SHBA-së, kur një fuçi naftë në bursa ndërkombëtare kushtonte 124 dollarë, në Kosovë një litër naftë tregtohej me 1.68 euro për litër. Tash kur një fuçi naftë në bursa kushton 89 dollarë, çmimi i naftës në Kosovë ka shkuar në 1.74 euro për litër.
