Shpërndaje në: FIFA ka hapur procedurë disiplinore ndaj Argjentinës për shkelje të shumta potenciale gjatë Kupës së Botës. Shkeljet përfshijnë thirrje dhe veprime diskriminuese, sjellje të pahijshme nga ana e ekipit, dështime në siguri dhe protokoll si dhe shfaqjen e mesazheve të papërshtatshme.
Sa i takon mesazheve bëhet fjalë për banerin që e mbanin lojtarët “Falklandet janë të Argjentinës”, pas fitores 2:1 ndaj Anglisë në gjysmëfinale. Disa lojtarë po ashtu janë në procedurë për skenat e shëmtuara pas finales të cilën Argjentina e humbi 1:0 nga Spanja.
