Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar për kanosje në Obiliq, pas një reagimi të shpejtë të hetuesve policorë të Stacionit Policor në këtë komunë. Sipas njoftimit të Policisë, rasti ka ndodhur sot rreth orës në rrugën “Fejzullah Preniqi” në Obiliq, ku hetuesit kanë arritur të identifikojnë dhe arrestojnë personin e dyshuar.
Gjatë veprimeve policore, të dyshuarit i është gjetur dhe sekuestruar një armë e tipit AK-47. I dyshuari me inicialet Sh.P., mashkull, 22 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, me vendim të prokurorit të shtetit është dërguar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
Ndaj tij janë iniciuar procedura për veprat penale “Kanosje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës”. Hetuesit policorë po vazhdojnë punën për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve që lidhen me rastin. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
