KRU “Mitrovica” pretendon se një person ka shtënë me armë ndaj ekipit

0%

Kryeshefi i Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Mitrovica”, Bashkim Kurti, pretendon se një person ka shtënë me armë në drejtim të ekipit të kompanisë, pasi ishte shkyçur nga rrjeti i ujësjellësit për shkak të mospagesës së faturave. Rasti, sipas tij, ka ndodhur në fshatin Pantinë të Vushtrrisë.

Kurti bën të ditur se personi në fjalë kishte marrë vazhdimisht njoftime dhe vërejtje nga kompania për shkak të borxhit, i cili, sipas tij, arrin në 1 mijë e 380 euro. Sipas Kurtit, shkyçja kishte përfunduar dhe punëtorët po ktheheshin nga terreni kur ndodhi incidenti.

“Në kthim e sipër prej terrenit, ua ka bllokuar rrugën me një ‘pick-up’ fillimisht dhe e ka nxjerrë revolen dhe i ka gjuajtur tre kolegët por fatmirësisht pa lëndime”- deklaroi Kurti. Ai shtoi se sipas rrëfimit të punëtorëve, “plumbi u ka kaluar rreth 30 centimetra mbi kokë”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

KALLXO.com ka kontaktuar Policinë e Kosovës për të marrë informacione lidhur me rastin mirëpo deri në publikimin e këtij lajmi nuk ka marrë përgjigje.

Burimi: Kallxo