Aksident i rëndë në autostradën “Ibrahim Rugova”, përplasen kamioni

0%

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku janë përfshirë një kamion dhe një veturë. Sipas pamjeve të siguruara nga Sinjali, në vendin e ngjarjes shihet një përplasje mes dy automjeteve, ndërsa aty ka mbërritur edhe ambulanca për të ofruar ndihmë.

Ende nuk dihet nëse ka persona të lënduar apo sa është numri i të përfshirëve në aksident. Për shkak të aksidentit, në këtë pjesë të autostradës është krijuar ngarkesë në qarkullim, ndërsa njësitë kompetente kanë dalë në terren për të trajtuar rastin. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com