Tragjedia e ndodhur ditën e sotme në fshatin Domen të Postribës në Shkodër, ka tronditur mbarë vendin, ndërsa të shumtë kanë qenë personat që kanë reaguar zemërthyer për vdekjen në mënyrë dramatike të nënës së re me dy fëmijët e saj të vegjël.
Të prekur për ngjarjen ka reaguar dhe klubi shkodran KF Vllaznia të cilët i kanë përcjellë ngushëllimet e tyre familjarëve, të afërmve dhe gjithë komunitetit të Postribës për ngjarjen tragjike. “KF Vllaznia Shkodër shpreh dhimbjen e thellë për tragjedinë e rëndë që goditi familjen në Domën e Postribës, ku humbën jetën një nënë dhe dy fëmijët e saj të mitur.
Në këto momente të vështira, i përcjellim ngushëllimet më të sinqerta familjarëve, të afërmve dhe gjithë komunitetit të Postribës e të Shkodrës. Jemi pranë tyre me mendje dhe zemër, duke lutur që të gjejnë forcën për të përballuar këtë dhimbje të madhe. U prehshin në paqe”, shkruhet në postimin e bërë nga KF Vllaznia.
