Një zjarr ka përfshirë sot pjesërisht fabrikën “Daija Metal” në Gjakovë, më . Njësia Profesionale e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjakovë ka intervenuar me shpejtësi, duke arritur të lokalizojë dhe shuajë zjarrin në kohë. Sipas zjarrfikësve, reagimi i ekipeve ka parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve dhe shkaktimin e dëmeve më të mëdha materiale.
“Në këtë intervenim, falë reagimit të shpejtë dhe angazhimit të ekipeve tona, zjarri është lokalizuar dhe është shuar në kohë, duke parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve dhe dëme edhe më të mëdha materiale. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar”, thuhet në njoftimin e Njësisë Profesionale të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Gjakovë.
Sipas njoftimit, shkaqet e zjarrit ende nuk dihen dhe do të përcaktohen nga organet kompetente pas hetimeve përkatëse.
