Vrasja e gjashtë të rinjve serbë në kafenenë “Panda” në Pejë, më , është rikthyer në qendër të vëmendjes pas pretendimeve të reja për autorët e dyshuar të krimit. Megjithatë, familjarët e viktimave thonë se nuk u besojnë më spekulimeve dhe kërkojnë vetëm prova zyrtare nga organet e drejtësisë.
Avokati i familjeve të viktimave, Ivan Niniq, i ka dorëzuar Prokurorisë Publike për Krimin e Organizuar në Serbi një kërkesë për marrjen në pyetje të Radomir Boban Baçeviq, pasi emri i tij u përmend nga Milosh Medenica – një i dënuar në arrati nga Mali i Zi – si autor i drejtpërdrejtë i të shtënave në kafenenë “Panda”.
Zvonko Gvozdenoviq, babai i Vukota Gvozdenoviq, i cili u vra në moshën 16-vjeçare, deklaroi për portalin Nova , se familjet nuk duan më të dëgjojnë pretendime të pabazuara. “Nuk e di nëse Medenica po thotë të vërtetën apo jo. Dikush nga Prokuroria duhet ta hetojë këtë dhe të përcaktojë nëse ka ndonjë bazë në këto pretendime.
Fatkeqësisht, kjo nuk është hera e parë që dikush përdor vdekjen e fëmijëve tanë”, tha ai. Sipas Gvozdenoviq, gjatë viteve janë përmendur shumë emra si autorë të mundshëm të masakrës, por asnjëherë nuk janë paraqitur prova që do të çonin në zbardhjen e rastit. “Ne duam vetëm prova dhe emrat e atyre që qëlluan, si dhe të atyre që urdhëruan krimin.
Jo emra që qarkullojnë nëpër thashetheme, por emra që do të konfirmohen nga Prokuroria”, u shpreh ai. Ai kritikoi edhe institucionet serbe për mungesën e progresit në hetime, duke theksuar se kanë kaluar më shumë se një dekadë pa rezultate konkrete.
Masakra në kafenenë “Panda” Më , persona të armatosur hapën zjarr me armë automatike në kafenenë “Panda” në Pejë, ku ishin mbledhur të rinj serbë. Në sulm u vranë Ivan Obradoviq (15), Vukota Gvozdenoviq (16), Zoran Stanojeviq, Svetislav Ristiq (17), Dragan Trifunoviq (17) dhe Ivan Radevićq (25).
Po ashtu, Vladimir Lonçareviq dhe pronari i lokalit, Mirsad Shaboviq, u plagosën rëndë, ndërsa Nikola Rajoviq pësoi lëndime të lehta. Deklaratat e Vuçiqit Rasti “Panda” ka qenë objekt debatesh edhe për shkak të deklaratave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Në dhjetor të vitit 2013, kur ishte zëvendëskryeministër i Serbisë, ai deklaroi se “krimi në ‘Panda’ nuk u krye nga shqiptarët” dhe se opinioni publik do të “tronditej” kur të mësonte të vërtetën.
Dy vjet më vonë, në fund të vitit 2015, Vuçiq tha se ishte “pothuajse i sigurt” për atë që kishte ndodhur në kafenenë “Panda”, por deri më sot autorët e këtij krimi nuk janë identifikuar zyrtarisht dhe rasti mbetet i pazbardhur./Telegrafi.
