Ndeshja e kthimit e raundit të dytë eliminator në UEFA Conference League ndërmjet Shkëndijës dhe Bravos luhet të enjten në Shkup, me fillim në orën . Trajneri Pollozhani dhe mesfushori Islami kanë folur para mediave, duke kërkuar përqendrim maksimal, efikasitet para portës dhe mbështetje të fuqishme nga tifozët për të arritur përmbysjen dhe kualifikimin tutje.
Ndeshja e parë u mbyll me fitore 2:1 të Bravos. Shfrytëzimi i rasteve… Artim Pollozhani: “Ne futemi të fitojmë ndeshjen, kësaj here është shumë me rëndësi rezultati, por edhe manovra se si e fitojmë. Ne gjatë gjithë kohës i mëshojmë kësaj manovre sepse do na duhet pastaj për vazhdimësinë.
Patjetër që në Slloveni kemi bërë një ndeshje të bukur nga aspekti i manovrës, por që ka munguar finalizimi. Çka do të thotë, tek pjesa e finalizimit, duke i ndarë veçoritë e ndeshjes, ne duhet të jemi më korrektë sepse bëhet fjalë për eliminim.
Në momentin që bëhet fjalë për eliminim, patjetër që nëse ti bën një ndeshje të bukur, është me patjetër që të finalizosh, sepse është ndeshje me eliminim dhe kjo pastaj shkakton probleme. Ndërsa sa i përket kampionatit, patjetër që kampionati nuk është eliminim, është maratonë.
Por nëse ne duam që të vijmë tek ajo që të jemi afër kampionatit me qasjen e kupave të Europës, është me patjetër që qasja ose manovrat të bëhen me një shpejtësi tjetër, sepse kjo duhet pastaj tek ajo pjesa e Europës. Me një fjalë përmbyllëse, duhet të jemi me impenjim në manovër si në Kupat e Europës, ashtu edhe në kampionat.” Atmosfera…
Drilon Islami: “Atmosfera në grup është mjaft e mirë dhe synimi ynë është vetëm fitorja për të kaluar tutje. Jemi munduar të përgatitemi maksimalisht për ndeshjen dhe kemi me dhënë maksimumin për ta përmbysur rezultatin. Shpresoj që këtë ndeshje me qenë edhe fati në anën tonë, pasi që ndeshjen e kaluar kemi pasur pak mos shënimi.
Në këtë ndeshje besoj që do të jemi veç pak më konkretë te goli edhe për të besuar e për t’u kualifikuar tutje.” Dështimi i klubeve tjera vendore në Europë… Artim Pollozhani : “Sa më shumë klube që të vazhdojnë garat, për futbollin vendor është pozitive. Pse mos ndodh vitet tjera të marrim katër ekipe pjesëmarrëse në Kupat e Europës.
Por nëse flasim për gjendjen momentale, me thënë të drejtën, mu për momentin ose neve për momentin na intereson vetëm ekipi ynë, që duhet me patjetër të marrim rezultat pozitiv për të vazhduar atë rrugën tonë. Duhet të tentojmë që të përsërisim vitin e kaluar, sepse në momentin që përsëritet, unë mendoj që është akoma më e bukur se herën e parë.” Vendimi që hyrja të jetë pa pagesë…
Drilon Islami: “Ky është një gjest mjaft i mirë i klubit. Këtë ndeshje në Europë tifozët lirohen shumë dhe i ftoj të gjithë tifozët, ‘Ballistët’ edhe të gjithë tifozët tjerë me ardhur me na përkrahur, e shpresoj që në fund t’i gëzojmë ne me kualifikimin tutje.” Vendimi që hyrja të jetë pa pagesë…
Artim Pollozhani: “Patjetër që gjesti është për t’u përshëndetur, sepse unë mendoj që klubi dhe tifozët janë një binom që duhet të funksionojë me patjetër. Nuk është se e ka pasur ndonjëherë Shkëndija këtë problem.
Ajo që është pozitive tek kjo është se të kuptohemi, Shkëndija nuk ka vetëm tifozë ‘Ballistët’ që ishin prezentë edhe në Slloveni dhe në praktikë u ndjemë sikur luajmë brenda në Tetovë, sepse ishin prezentë. ‘Ballistët’ janë gjithmonë aty prezentë.
Ajo që është me rëndësi është gjesti i klubit për të tërhequr sa më shumë spektatorë, sepse unë mendoj që Shkëndija ka edhe jashtë qytetit të Tetovës tifozë, e di dhe e kam ndjerë këtë. Ky është një apel jashtëzakonisht i rëndësishëm si për klubin, ashtu edhe për lojtarët, sepse do të kemi mbështetje.
Mbështetja sa më e madhe dhe më e fuqishme të jetë, praktikisht ai emocioni brenda fushës që e kanë lojtarët është jashtëzakonisht i rëndësishëm. Mendoj që është një super lajm, një super gjest. Ne presim që të na mbështesin, sepse është një ndeshje që për vazhdimësinë na jep jashtëzakonisht shumë pastaj.” Optimizmi për përmbysjen e rezultatit…
Drilon Islami: “ Normalisht që i gjithë klubi jemi shumë optimistë që mundemi me përmbysur rezultatin edhe me u kualifikuar. Mendoj që nëse e bëjmë lojën sikur lojën që e kemi bërë në Slloveni, vetëm na duhet pak të na ndihmojë fati edhe me qenë më cinikë te goli, e shpresoj që kemi me përmbysur rezultatin edhe me kaluar tutje.” Presioni për përsëritjen e suksesit të sezonit të shkuar…
Artim Pollozhani: “ E potencova edhe pak më parë, unë e kam provuar jo si trajner, por si ndihmës këtë përsëritjen ose herën e dytë. Është jashtëzakonisht e bukur. Ne gjatë gjithë kësaj kohe nga ana psikologjike i mëshojmë kësaj, sepse përsëritja është jashtëzakonisht e mirë. Por patjetër që nuk duhet të ekzistojë një presion tek lojtarët.
Ne duam, stafi ose drejtuesit, që ata t’i kryejnë ato detyrat taktike ose teknike që do t’u japim ne. Pastaj pjesa tjetër është përgjegjësi e stafit. Lojtarët nuk kanë asnjë lloj përgjegjësie përveçse të kryejnë detyrat që do t’u jepen nga stafi teknik.”