Theo Hernandez drejt rikthimit në Serie A

0%

Burime të ndryshme mediatike nga Italia kanë raportuar ditën e sotme për një rikthim të Theo Hernandez në Serie A. Francezi i cili u largua verën e kaluar nga Milan për t’u transferuar tek Al-Hilal, duket se është mërzitur shpejt në Arabinë Saudite dhe ka kërkuar rikthimin në Serie A.

Përditësimet e fundit tregojnë se ish-drejtori i Milanit, Ricky Massara, tashmë te Juventus, mund të ndihmojë në lehtësimin e një transferimi të francezit te bardhezinjtë këtë verë. Në anën tjetër, Al-Hilal është i hapur për të lejuar largimin e francezit ku nuk përjashtohet mundësia e huazimit me të drejtë ose detyrim blerjeje.

Agjenti i Hernandez, Manuel Garcia Quilon, ka biseduar edhe me klube të tjerë të Serie A për Theo Hernandez si Como dhe Napoli, por për momentin Juventus duket si destinacioni më i mundshëm.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot