Shpërndaje në: Dukagjini është duke u mposhtur 3:1 nga Lugano pas pjesës së parë. Ndeshja që po luhet në kampin nacional të FFK-së në Hajvali është e vlefshme për raundin e dytë kualifikues të Ligës së Konferencës. Kevin Behrens e kaloi në epërsi Luganon në minutën e gjashtë. Tre minuta më pas, Daniel Dos Santos, realizoi për 2:0.
Një minutë më pas, Dukagjini e ngushtoi rezultatin në 2:1 me golin që e shënoi Meris Maliqi. Behrens e realizoi edhe golin e tretë për mysafirët në minutën e 36-të.
