Todor Todoroski do të vazhdojë që të jetë pjesë e ekipit të Flamurtarit. Mbrojtësi i krahut të djathtë dhe klubi vlonjat, kanë gjetur akordin për të zgjatur bashkëpunimin mes tyre. Me Flamurtarin, maqedonasi ka firmosur edhe për 2 vite të tjera, pra do të jetë në Vlorë deri në verën e vitit 2028. Kështu, trajneri Oltijon Kërnaja do ta ketë në dispozicion 27-vjeçarin.
Kujtojmë se Todoroski u bashkua me Flamurtarin në korrik të vitit të shkuar. Karriera e tij është interesante, pasi ka luajtur me ekipe si Vardar, Osijek, Sibenik, Sumgayit dhe Poli Iasi.
