Skuadra e Arsimit e nisi shumë dobët sezonin e ri në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë, duke pësuar një humbje të thellë 5:1 në transfertë ndaj Tikveshit në Kavadar. Pikërisht për shkak të këtij fillimi të dobët, drejtuesit e klubit kanë nisur të mendojnë seriozisht për ndryshimin e trajnerit që në start të sezonit.
Sipas informacioneve tona, Arsimi i ka ofruar Ljupço Markovski – Kalc postin e trajnerit të ri të ekipit, ndërsa tani pritet përgjigjja e strategut me përvojë nëse do ta pranojë ofertën. Lupço Markovski ka meritat më të mëdha për ngjitjen e Shkëndijës së Haraçinës në Ligën e Parë, por disa javë para përfundimit të sezonit të kaluar ai u tërhoq nga posti i trajnerit.
