Drejtori i Mjekimit Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), Shaqir Uka, ka folur për gjendjen shëndetësore të punëtorit të lënduar në aksidentin e rëndë të ndodhur një ditë më parë në një kantier ndërtimi në Prishtinë, ku u rrëzua një vinç.
Uka ka bërë të ditur se pacienti ka pësuar lëndime serioze, por për momentin gjendja e tij shëndetësore paraqitet relativisht stabile dhe ai po vazhdon të marrë trajtim mjekësor. Si pasojë e aksidentit, dy punëtorët që ndodheshin në vinç ranë nga lartësia. Njëri prej tyre, Ermal Sherifi , nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë në QKUK.
Mëngjesin e sotëm, Gazeta Sinjali raportoi ekskluzivisht identitetet e tre personave të arrestuar lidhur me rastin. Bëhet fjalë për Egzon Elshanin, rreth 37 vjeç, Betim Sylejmanin, rreth 34 vjeç, dhe Agon Hashanin, rreth 47 vjeç.
Ekskluzive | Këta janë tre të ndaluarit pas tragjedisë në objektin “Vëllezërit Asllani”, ku humbi jetën një punëtor Inspektorati i Punës reagon pas vdekjes së punëtorit në Prishtinë: Herët të nxirren konstatime përfundimtare Rrëzimi fatal i vinçit në vendpunishte në Prishtinë: Tre persona ndalohen, Prokuroria nis hetimet Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, Egzon Elshani, Betim Sylejmani dhe Agon Hashani janë ndaluar për 48 orë, nën dyshimin për veprat penale “ Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës ” dhe “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm ”.
Hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të tragjedisë janë në vazhdim. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
