Gjini: Shifrat e NDI-së janë alarm, Kosova po shkon në drejtim të

0%

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka reaguar pas publikimit të rezultateve të raportit të fundit të NDI-së, duke thënë se të dhënat e publikuara janë dëshmi e përkeqësimit të gjendjes në Kosovë dhe nevojës për një ndryshim të madh politik.

Gjini ka deklaruar se rritja e numrit të qytetarëve që besojnë se vendi po shkon në drejtim të gabuar, si dhe rritja e dëshirës për largim nga Kosova, janë sinjale alarmi që kërkojnë veprim konkret.

Sipas tij, shqetësimet kryesore të qytetarëve lidhen me rritjen e çmimeve, faturat e energjisë, mungesën e vendeve të punës dhe korrupsionin, probleme që, siç shprehet ai, prekin drejtpërdrejt jetën e përditshme të familjeve kosovare.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Pikërisht këto shifra dhe ky realitet që e prekim çdo ditë në terren me qytetarët janë arsyeja pse jemi të vendosur për ofertën tonë me gjashtë pika, si rrugëdaljen strategjike për Kosovën”, ka shkruar Gjini.

Sondazhi nga NDI: Rritet pesimizmi dhe dëshira për t’u larguar nga Kosova – çmimet dhe energjia, shqetësimet kryesore Ai ka theksuar se Aleanca propozon zgjidhje konkrete për sfidat kryesore të vendit, duke përfshirë investimin në gazin amerikan dhe ndërtimin e një termocentrali të ri për siguri energjetike, si dhe lehtësime tatimore për qytetarët dhe bizneset.

Gjini ka përmendur uljen e TVSH-së për ushqimet dhe produktet e higjienës për gratë dhe fëmijët, heqjen e tatimit në pronë për tokën e punuar dhe rritjen e pragut të TVSH-së për bizneset deri në 100 mijë euro.

Kreu i Aleancës ka kërkuar një kthesë të madhe politike, duke thënë se vendit i duhet një qasje që ndalon keqmenaxhimin, zhvillon ekonominë dhe krijon arsye që qytetarët të qëndrojnë e të ndërtojnë të ardhmen e tyre në Kosovë.

Burimi: Telegrafi