Komandanti amerikan paralajmëron trupat se videot e tyre po i

0%

Flutura Gashi-Mehmeti Shpërndaje në: Komandanti më i lartë amerikan për Lindjen e Mesme ka paralajmëruar trupat se videot e regjistruara me telefona celularë dhe të shpërndara në internet mund ta ndihmojnë Iranin të identifikojë bazat ushtarake amerikane. Burime i kanë thënë Reuters se disa ushtarakë të dislokuar mund të urdhërohen së shpejti të dorëzojnë telefonat e tyre.

Çdo kufizim i komunikimit përmes telefonave celularë do t’i shtonte një dimension të ri konfliktit për mijëra ushtarë amerikanë në rajon, shumë prej të cilëve ende mbështeten te telefonat për t’u dërguar herë pas here mesazhe familjarëve dhe për t’i siguruar se janë mirë.

Admirali Brad Cooper, në një letër të panjohur më parë për publikun, ka thënë se Irani po përfiton nga mundësia për të parë pothuajse në kohë reale nëse sulmet e tij kanë pasur sukses apo jo, duke kërkuar raportime në media ose postime në internet nga gazetarë që përmbajnë “reagime, fotografi dhe pamje filmike nga telefonat celularë të trupave tona”.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

“Kostoja e drejtpërdrejtë dhe e pashmangshme e kësaj inteligjence nga burime të hapura mund të matet me jetët e ushtarakëve amerikanë dhe të civilëve që jetojnë në vendet e Gjirit të synuara nga sulmet”, ka shkruar Cooper në letrën e tij të datës 28 korrik, një kopje të së cilës e ka siguruar Reuters.

Ai u ka bërë thirrje trupave që “ta dyfishojnë përqendrimin ndaj sigurisë operacionale”, pa përshkruar masa konkrete në memorandum.

Edhe Botë 1 mar 2026 Trumpi thotë se janë eliminuar 48 udhëheqës iranianë, Teherani zotohet për hakmarrje Paralajmërimi nënvizon tensionin në rritje midis raportimit të lajmeve në kohë reale për luftën, shpesh të ndihmuar nga imazhet satelitore dhe dëshmitë e personave në terren, dhe dëshirës së ushtrisë amerikane për të kufizuar çdo informacion që mund ta ndihmojë Iranin në përpjekjet e tij për të vrarë ose plagosur ushtarë amerikanë.

Në Jordani, e cila ka qenë shpesh objektiv i sulmeve iraniane, disa ushtarëve u është thënë se telefonat e tyre do të konfiskohen në ditët në vijim, kanë thënë për Reuters dy burime që kanë dijeni për çështjen. Një burim i tretë ka thënë se një masë e tillë po shqyrtohet në rajon për arsye të sigurisë operacionale, por theksoi se konfiskimi i telefonave nuk është ende i sigurt.

I pyetur për koment, zëdhënësi i Komandës Qendrore të SHBA-së, kapiteni Timothy Hawkins, ka thënë se “Mesazhi është një kujtesë e përgjithshme për ushtarakët tanë mbi rëndësinë e ruajtjes së sigurisë operacionale”.

Në një video të publikuar këtë muaj në internet, një ushtarak amerikan regjistroi me kamerë momentin kur ushtarët vraponin drejt strehimoreve gjatë një sulmi vdekjeprurës iranian ndaj bazës ajrore Muwaffaq Salti në Jordani më 17 korrik.

Edhe Botë 1 o. më parë Franca dhe Spanja vazhdojnë të luftojnë me zjarret Cooper duket se iu referua pikërisht kësaj videoje në letrën e tij, duke thënë se ajo ishte regjistruar me syze inteligjente Meta, të pajisura me kamerë të integruar.

“Një video e regjistruar nga syzet Meta të një ushtaraku u publikua në Instagram dhe tregonte se ku dhe si ai ishte strehuar në një bunker gjatë një sulmi iranian me raketa dhe dronë”, ka shkruar Cooper.

Sipas tij, në rrethana normale Irani do ta kishte shumë të vështirë të përcaktonte nëse sulmet e tij kishin qenë të suksesshme apo jo, po të mos ishin këto publikime, pasi ushtria amerikane përdor ndërhyrje elektronike (jamming) dhe taktika të tjera në zonat e luftës.

“Irani e di se armët janë lëshuar, por forcat e tij nuk e dinë nëse kanë gabuar objektivin me 50 metra, kanë goditur një pistë bosh apo kanë goditur me sukses një objekt të mbushur me njerëz”, ka shkruar ai.

Edhe Botë 3 o. më parë Prokuroria: Charlie Kirk u vra për shkak të pikëpamjeve anti-LGBT “Listat e detajuara, përshkrimet dhe analizat mbi objektivat e goditura, të publikuara hapur nga mediat, në thelb po kryejnë falas për Iranin vlerësimin e dëmeve të betejës”, ka shtuar Cooper.

Që nga fillimi i konfliktit me Iranin më 28 shkurt, kanë humbur jetën 18 ushtarë amerikanë, ndërsa më shumë se 600 janë plagosur. Këto humbje kanë shtuar shqetësimin e publikut amerikan.

Burimi: Koha