Vita Abrashi-Kajtazi Shpërndaje në: Sipas dietologëve, një gotë ujë menjëherë pas zgjimit është mënyra më e mirë për të rihidratuar organizmin, pasi gjatë natës trupi humb lëngje përmes frymëmarrjes, djersitjes dhe urinimit, ka shkruar EatingWell . Sipas tyre, uji ndihmon në përmirësimin e përqendrimit, humorit dhe funksionit të trurit.
“Rihidratimi në mëngjes mbështet funksionimin e qelizave, sistemin kardiovaskular dhe përmirëson humorin, kujtesën dhe aftësinë për t’u përqendruar”, ka thënë dietologia Alexandria Hardy.
Përveç kësaj, uji ndihmon tretjen, lehtëson kapsllëkun dhe mbështet funksione jetike të organizmit, si transportin e lëndëve ushqyese dhe oksigjenit, rregullimin e temperaturës së trupit dhe mbrojtjen e organeve. Ekspertët rekomandojnë që gota e parë e ujit të pihet para kafesë, për të kompensuar humbjen e lëngjeve gjatë natës.
Edhe Lifestyle 25 dhj 2025 Pija më e mirë e mëngjesit për hidratim, sipas dietologëve “Pas një nate pa ushqim dhe pa lëngje, uji i zakonshëm i jep trupit pikërisht atë që i nevojitet për t’u rihidratuar dhe për të mbështetur energjinë dhe tretjen”, ka thënë dietologia Kelly Jones. Nuk ekziston një sasi fikse uji që duhet pirë në mëngjes, pasi nevojat ndryshojnë nga personi në person.
Megjithatë, si udhëzim i përgjithshëm, gratë duhet të konsumojnë rreth 2.7 litra lëngje në ditë, ndërsa burrat rreth 3.7 litra, duke përfshirë edhe lëngjet që merren nga ushqimet.
Për të qëndruar të hidratuar gjatë gjithë ditës, ekspertët këshillojnë: -T’i shtoni ujit limon, tranguj ose gjethe mente nëse nuk ju pëlqen shija e tij. -Të konsumoni fruta dhe perime të pasura me ujë, si shalqiri, portokalli, trangujt dhe domatet. -Të zëvendësoni elektrolitet pas aktivitetit fizik intensiv, motit të nxehtë ose sëmundjeve.
Edhe Lifestyle 3 shk 2026 Pija e mëngjesit që ndikon te niveli i sheqerit në gjak Të pini ujë rregullisht gjatë ditës dhe të kontrolloni ngjyrën e urinës, e cila duhet të jetë e verdhë e çelët si shenjë e hidratimit të mirë. Sipas dietologëve, uji mbetet zgjedhja më e thjeshtë, më e lirë dhe më efektive për ta nisur ditën me energji dhe për të ruajtur shëndetin gjatë gjithë ditës.
