Sipas Marca , Arsenali ka hequr dorë nga përpjekjet për transferimin e superyllit të Real Madridit, Vinicius Junior, pasi e konsideron pothuajse të pamundur realizimin e kësaj marrëveshjeje gjatë afatit kalimtar të verës. Pavarësisht se ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij, sulmuesi brazilian nuk ka shfaqur asnjë dëshirë për t’u larguar nga kryeqyteti spanjoll gjatë kësaj vere.
Fillimisht, Arsenali ishte i gatshëm ta bënte Viniciusin lojtarin më të paguar në historinë e klubit, por tani pret që ai së shpejti të nënshkruajë një kontratë të re me Real Madridin.
Ndërkohë, Real Madridi po punon për arritjen e marrëveshjes për rinovimin e kontratës së Viniciusit, teksa njëkohësisht është pranë finalizimit të transferimit të Yan Diomandes nga RB Leipzig dhe vazhdon ta ketë objektiv mesfushorin e Manchester Cityt, Rodri.
Vinicius Jr e informon Real Madridin për të ardhmen pas interesimit të Arsenalit Si pasojë, ish-kampioni i Ligës Premier do ta zhvendosë fokusin te alternativa të tjera për krahun e sulmit, me synimin për ta përforcuar skuadrën para mbylljes së afatit kalimtar. Një nga emrat që po konsiderohet është sulmuesi i Atletico Madridit, Julian Alvarez.
Kujtojmë se Arsenali ditë më parë përfundoi transferimin e sulmuesit grek Christos Tzolis për 40 milionë euro nga Club Brugge./ Telegrafi
