Ekskluzive: Arrestohet “Edi Versace” në Prizren pas një rrahjeje,

0%

Edmond Berisha, i njohur me nofkën “Edi Versace”, është arrestuar mbrëmë në Prizren pas një rrahjeje në qytet, ndërsa dyshohet se pas shoqërimit në stacion policor ka kërcënuar zyrtarët policorë. Sipas burimeve të Sinjalit, rasti ka ndodhur rreth orës në “HIB” në Prizren, ku Berisha dyshohet se është përfshirë në një përleshje fizike.

Pas arrestimit dhe dërgimit në stacionin policor, ai dyshohet se ka kanosur zyrtarët policorë, për çka është iniciuar procedurë e mëtejshme. Ndërkohë, Sinjali ka mësuar se Edmond Berisha, i njohur si “Edi Versace”, është emër i njohur për organet e rendit.

Sipas informacioneve të Sinjalit, Berisha është recidivist i veprave të ndryshme penale, përfshirë armëmbajtje pa leje, posedim të narkotikëve, vjedhje dhe raste të tjera të kësaj natyre. Në një video të publikuar nga Sinjali më , Berisha shihet duke lëvizur një armë nga një vend në tjetrin, me qëllim të ekspozimit të saj.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

I riu nga Prizreni me armë në dorë live në TikTok, tenton të shfaqet i ‘fortë’ I ‘forti’ i TikTok-ut nga Prizreni me të kaluar kriminale, recidivist i plot veprave penale Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata. Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com