Dita e parë e “shkollës” për Denzel Dumfries me fanellën e Real Madrid. Pas pushimeve të Botërorit, mbrojtësi holandez ka zhvilluar stërvitjen e parë me “Los Blancos”, nën drejtimin e trajnerit José Mourinho. “Ndihem shumë mirë. Pas pushimeve, jam i lumtur që filloj stërvitjen këtu. Është një nder të jem te Real Madrid. Strukturat janë të jashtëzakonshme, shumë të mëdha.
Humba për një moment. Po më ndihmojnë të kuptoj ku ndodhen të gjitha gjërat. Jam krenar që jam pjesë e këtij klubi”, – ka thënë fillimisht futbollisti holandez. Pastaj, për shokët e rinj të skuadrës, Dumfries ka theksuar: “ Më pritën shumë mirë. Disa janë ende me pushime për shkak të Botërorit. Ata që janë më kanë pritur shumë mirë, stafi teknik, trajneri.
Kemi një skuadër të shkëlqyer dhe një trajner të shkëlqyer. Është fantastike të punoj dhe të mësoj prej tyre. Është argëtuese që do të mësoj spanjishten”.
