KF Malisheva niset nga Rinasi për misionin historik në Skoci! Pas fitores së madhe 2:0 në ndeshjen e parë, Malisheva është nisur sot nga Tirana drejt Edinburgut, ku e pret përballja e kthimit ndaj Hibernianit në kuadër të raundit të dytë kualifikues të Conference League.
Me avantazhin prej dy golash nga takimi i parë, Malisheva udhëton me besim në Edinburg, me synimin për të mbrojtur epërsinë dhe për të siguruar kualifikimin në raundin e ardhshëm. \ Ndeshja luhet nesër nga ora . Morina dhe Bytyqi janë shprehur optimist para sfidës së kthimit ndaj Hibernianit.
