26-vjeçari Ermal Sherifi, i cili humbi jetën tragjikisht pas rrëzimit të një krani në një kantier ndërtimi në rrugën A në Prishtinë, do të varroset sot në varrezat e fshatit Rubovc i Madh. Sipas njoftimit të familjarëve, ceremonia e varrimit do të mbahet duke filluar nga ora . Ndërkohë, autoritetet po vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Si pasojë e aksidentit fatal, përveç vdekjes së 26-vjeçarit, mbeti i lënduar edhe një punëtor tjetër. Lidhur me rastin Sinajli ka raportuar ekskluzivisht se, tre persona janë arrestuar nën dyshimin për përgjegjësi në këtë ngjarje tragjike.
Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se të ndaluarit janë: Egzon Elshani rreth 37-vjeç Betim Sylejmani rreth 34-vjeç Agon Hashani rreth 47-vjeç Ekskluzive | Këta janë tre të ndaluarit pas tragjedisë në objektin “Vëllezërit Asllani”, ku humbi jetën një punëtor Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.
Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!
