Rama i përgjigjet Krasniqit, paralajmëron padi

0%

Shpërndaje në: Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar ndaj bashkëshortit të ushtrueses së detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, Alban Krasniqi, pasi e ka quajtur “vrasës” për shkak të vdekjes në vendin e punës të një 26-vjeçari në rrugën A të martën.

Rama në një postim në Facebook të mërkurën ka thënë se çdo përpjekje për t’ia faturuar kryeqytetit dhe atij përgjegjësit që ligji ua ngarkon institucioneve qendrore, është dashakeqe. “Prandaj, çdo përpjekje për t’ia faturuar Kryeqytetit dhe mua përgjegjësitë që ligji ua ngarkon institucioneve të nivelit qendror tregon se, përveç dashakeqësisë, jeni edhe të padijshëm.

Alban Krasniqi ti dhe të gjithë të tjerët që keni shpifur do të paditeni!”, ka shkruar Rama. Sipas tij, fatkeqësi përveç humbjes së jetes së një të riu është edhe fakti që qeverisja u ka rënë në dorë njerëzve të paditur dhe të frustruar. “Për 6 vjet qeverisje, investim kapital kanë një ‘vadë në Lupç’ dhe një ‘urë 12 metra në Saradran’.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Përtej kësaj, krejt çka kanë ditur të bëjnë është krijimi i ‘Lule Gjelave’ për të intimiduar, linçuar e shantazhuar këtë popull. Subvencionimi i hallave e dajave, nënvlerësimi i çdo epoke dhe çdo familjeje të lavdishme të këtij vendi, mosrespektimi i çdo organi të Republikës së Kosovës e deri te shkatërrimi i raporteve me partnerët dhe bashkëpunëtorët tanë ndërkombëtarë.

Po e ripërsëris: ju jeni fatkeqësia e këtij vendi”, ka thuhet më tej në deklaratën e Ramës.

Burimi: Koha