Antonelli: 50 pikë epërsi nuk mjaftojnë

0%

Në fund të garës së Hungarisë, piloti italian Kimi Antonelli, kryesuesi i renditjes për pilotë në Formula 1, u shpreh se më në fund do të niste pushimet me një epërsi prej 50 pikësh ndaj Lewis Hamilton, me britanikun që ndlodhet në vendin e dytë.

Një diferencë e konsiderueshme për një pilot në vitin e tij të dytë në F1, me pilotin e Mercedes që nuk konsiderohej si pretendent për titull dhe të gjithë parashikonin një fitore për shokun e tij të skuadrës, George Russell. Megjithatë, ky avantazh nuk i jep qetësi pilotit italian që tha ka ende shumë rrugë për të bërë. “Është ende herët.

Edhe pse diferenca është 50 pikë, ka ende shumë gara për të bërë“, deklaroi Kimi Antonelli. “Një ose dy gara pa pikë mund ta ndryshojnë rrënjësisht rrjedhën e sezonit dhe ne nuk kemi qenë në formën tonë më të mirë për sa i përket besueshmërisë. Kështu që thjesht duhet të vazhdojmë të shfrytëzojmë sa më shumë çdo ditë”, t ha italiani.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu
Burimi: Bota Sot