Një person është arrestuar nën dyshimin se i ka grabitur 10 euro nga një i mitur. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në fshatin Bellacërkë të Rahovecit, më , rreth orës .
Nga të dhënat e policisë mësohet se i mituri është dërguar për tretman mjekësor në QKMF në Rahovec, ndërsa bëhet e ditur se policia e ka identifikuar personin e dyshuar tek i cili janë gjetur dhe konfiskuar një veturë dhe 10 euro para të cilat i kishte grabitur nga i mituri.
I dyshuari pas arrestimit është dërguar në stacion policor ku thuhet se është intervistuar nga prokurori dhe me vendimin e këtij të fundit është dërguar në mbajtje për 48 orë. Tutje policia ka njoftuar se rasti është nën hetime.
