Reperi i njohur nga Ferizaj, Buta dhe ish-partnerja e tij Fjolla, duket se po i japin një tjetër mundësi marrëdhënies së tyre. Prej më shumë se një viti në media është përfolur për një ndarje të mundshme mes çiftit, ndërsa disa veprime në rrjetet sociale kishin shtuar dyshimet për një krizë.
Në atë periudhë, të dy hoqën njëri-tjetrin nga lista e ndjekësve dhe kishin larguar fotografitë e përbashkëta nga profilet e tyre. Foto: Instagram Megjithatë, së fundmi është vënë re një ndryshim. Buta dhe Fjolla kanë nisur sërish të ndjekin njëri-tjetrin në rrjetet sociale, duke nxitur aludimet për një pajtim.
Buta dhe Fjolla Ende nuk është bërë e ditur nëse ky afrim nënkupton një rikthim të plotë të çiftit apo thjesht një hap drejt përmirësimit të marrëdhënies së tyre. Buta dhe Fjolla janë prindër të një vajze, ndonëse deri më tani asnjëri prej tyre nuk ka reaguar publikisht për raportin aktual. Buta me vajzën
