Adnan Xholi, kandidati i parë që shpreh interesin për garën për Prokuror të Përgjithshëm. Prokurori i SPAK ka dorëzuar aplikimin në KLP. Xholi më herët ka kandiduar 2 herë edhe për drejtues të SPAK, si dhe ka mbajtur postin e shefit të seksionit kundër krimit të organizuar në Strukturën e Posaçme. Deri në datën 1 gusht, ora , pritet të dorëzohen edhe kandidatura të tjera.
Më pas, deri në datën 14, KLP do të verifikojë se cilat kandidatura plotësojnë kushtet. Më pas, sipas ligjit, KLP propozon 3 kandidatura dhe kryeprokurorin e ri e zgjedh Parlamenti për një mandat 7-vjeçar. Olsian Çelës i mbaron mandati në muajin dhjetor të këtij viti.
