Te kampioni i Zvicrës akuzojnë Dinamon për lojë jokorrekte

0%

Shpërndaje në: Kampioni i Zvicrës, Thuni, ishte duke fituar 2:0 ndaj Dinamos në Zagreb, të martën mbrëma. Situata ndryshoi kur në minutën e 67-të me të kuq u përjashtua Marco Burki, mbrojtës i Thunit. Në “Maksimir”, Dinamo me një lojtar më shumë në fushë ia doli të barazoi në 2:2 dhe në vazhdime shënoi për fitoren 3:2 dhe për avancim në raundin e tretë kualifikues të Ligës së Kampionëve.

Por te Thuni thonë se kroatët kishin sjellje josportive. Para se të përjashtohej kapiteni i Thunit, mbrojtësi i djathtë Fabio Fehr mbeti i lënduar në fushë. Portieri Niklas Steffen e dërgoi topin në aut që lojtarit të lënduar t’i jepej ndihma e parë. Fran Topiq i Dinamos e ktheu topin te Thuni, në shenjë ferpleji. Por lojtari tjetër i Dinamos, Lukas Kaçavenda, bëri presion të menjëhershëm.

Mori topin nga Burki që më pas e fauloi lojtarin e Dinamos. Pas rishikimit të VAR-it, kartoni i verdhë për Burkin u kthye në të kuq dhe më pas Dinamo nisi rikthimin e madh. Edhe Futboll 29 kor 2025 “Blick”: Transferimi i Xhakës te Sunderlandi mund të shndërrohet në kryevepër “Ata ishin skajshmërisht jokorrekt”, ka thënë trajneri i Thunit, Gian-Luca Privitelli për futbollistët e Dinamos.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Ai ka kritikuar edhe vendimin për të ndëshkuar mbrojtësin me karton të kuq, duke thënë se një karton i tillë nuk do të jepej në Zvicër. Edhe lojtari i Thunit, Justin Roth ka akuzuar kroatët për lojë jokorrekte.

Burimi: Koha