Ekskluzive | Task Forca godet sërish në Gjilan – 27-vjeçari kapet me

0%

Aksionet e Policisë kundër narkotikëve po vazhdojnë edhe në Gjilan. Një 27-vjeçar ka përfunduar në duart e hetuesve të antidrogës pasi gjatë një kontrolli iu gjet një sasi e konsiderueshme e substancës së dyshuar narkotike. Burimet e Sinjalit bëjnë me dije se bëhet fjalë për Leutrim Isufin, rreth 27-vjeçar.

Sipas informacioneve, rasti ka ndodhur më 28 korrik, rreth orës , në rrugën “Idrizi Seferi” në Gjilan, ku njësia Task Forca ka ndaluar dhe kontrolluar të dyshuarin. Gjatë kontrollit, Policia i ka gjetur dhe sekuestruar substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Pas sekuestrimit, hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë (DHTN) në Gjilan kanë kryer testin fushor, i cili ka rezultuar pozitiv për marihuanë, ndërsa pesha e substancës ka rezultuar rreth 20 gramë.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, ndaj Leutrim Isufit është iniciuar procedurë për veprën penale “Posedimi i paautorizuar i substancave narkotike, psikotrope ose analoge”, ndërsa pas intervistimit ai është liruar në procedurë të rregullt. Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

Burimi: sinjali.com