Po vazhdon të rritet çmimi i naftës në Kosovë. Sipas çmimeve të publikuara nga Ministria e Industrisë dhe Ndërmarrësisë, një litër naftë sot shitet me 1 euro e 74 centë, një cent më shtrenjtë se të martën. Ndërsa benzina do të shitet për 1 euro e 53 centë. Kurse çmimi i gazit mbetet i njëjtë, 0.60 euro për litër.
Burimi:
Bota Sot
