Një e mitur është arrestuar në Malishevë, pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht dy vëllezërit e saj të mitur. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të martën rreth orës , pas një mosmarrëveshjeje në familje. E dyshuara është intervistuar nga policia, ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar rasti është proceduar në procedurë të rregullt.
Rasti po trajtohet si dhunë në familje.
Burimi:
Telegrafi
