Në një Big Brother sërish me Limin, Alba: Do ta kuptonit çka do thotë

0%

Alba Pollozhani nuk e ka përjashtuar mundësinë që në të ardhmen të bëhet sërish pjesë e një reality shou. Duke iu përgjigjur pyetjeve të ndjekësve në rrjetet sociale, ajo foli për një pjesëmarrje të mundshme në Big Brother VIP Albania, duke e cilësuar formatin si një eksperiencë që e tërheq shumë.

Sipas saj, pjesëmarrja në një format të tillë i ka bërë të kuptojë se sfidat psikologjike dhe dinamika e një reality shou i përshtaten karakterit të saj. Foto: Instagram Ajo tha se ndien adrenalinë dhe motivim kur përballet me kufizime, konkurrencë dhe vëmendjen e vazhdueshme të publikut.

Megjithatë, Alba sqaroi se aktualisht angazhimet e saj nuk i lejojnë të marrë pjesë në një edicion të ri të formatit në Shqipëri. Ajo u shpreh me bindje se kësaj radhe do të hynte në shtëpi me më shumë përvojë dhe një strategji shumë më të fortë loje.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Madje, me humor, deklaroi se prania e saj do t’ua vështirësonte lojën banorëve të tjerë, duke shtuar se në fund ata do të dilnin ‘me trauma psikologjike’ nga përballja me të. Në të njëjtën bisedë, Alba u pyet edhe për ish-partnerin e saj, Lim Hoti.

Pa hyrë në shumë detaje, ajo la të kuptohet se, nëse do të ishte pjesë e formatit, publiku do të shihte një tjetër nivel dinamike dhe do ta kuptonte se çfarë do të thotë adrenalina e vërtetë në një reality shou.

Burimi: Telegrafi