Shpërndaje në: Një person është arrestuar në Rahovec pasi ia kishte grabitur një të mituri 10 euro. Viktima u dërgua për tretman mjekësor ndërsa nga i dyshuari u konfiskua një veturë dhe 10 eurot që i kishte grabitur nga viktima. Pasi u intervistua i dyshuari u dërgua në mbajtje. Rasti ka ndodhur në fshatin Bellacërkë në mëngjesin e së martës.
“I dyshuari ka grabitur nga i mituri mashkull kosovar para në vlerë 10 euro. Viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKMF-Rahovec. Në posedim të personit të dyshuar është gjetur dhe konfiskuar një veturë dhe 10 euro para të cilat i kishte grabitur nga viktima.
I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin e policisë. Rasti është cilësuar si “Grabitje”.
