Një përleshje fizike në Prishtinë, gjatë së cilës u përdor edhe arma, ka rezultuar me një person të lënduar dhe dy të tjerë në prangat e policisë. Sipas raportit zyrtar, viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor. Ndërkohë dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.
Ndërkohë, policia ka bërë të ditur se arma e cila është përdorur nuk është gjetur ende, derisa në vendin e ngjarjes u gjendën vetëm tri gëzhoja.
Burimi:
Bota Sot
