Nga: BBC Përktheu:
Flutura Gashi-Mehmeti Shpërndaje në: Në fund të vitit të kaluar, një grua rreth të tridhjetave hyri në një komisariat policie në Glasgow për të raportuar një krim. Me hezitim, ajo shpjegoi se në vitin 2012 kishte telefonuar policinë për të raportuar një incident pranë banesës së saj dhe se në shtëpi i kishin shkuar dy policë me uniformë. Sipas saj, policët morën deklaratën dhe u larguan.
Por, disa orë më vonë, njëri prej tyre u kthye vetëm, e detyroi të kryente një akt seksual dhe më pas e përdhunoi. Një oficer policie, i cili i dha fund jetës së tij në muajin maj, ishte një përdhunues i dhunshëm që kreu një seri sulmesh seksuale dhe tentoi të vriste gra për një periudhë prej të paktën 14 vjetësh, zbulon BBC-ja.
Viktima e parë e njohur e PC Alan Greer ishte një grua që ai e përdhunoi në shtëpinë e saj në Glasgow në vitin 2012, pasi ajo kishte telefonuar policinë për të raportuar se kishte qenë viktimë e një krimi. Gruaja e denoncoi sulmin seksual nga Greer në fund të vitit të kaluar, duke nxitur një nga hetimet më të mëdha në historinë e Policisë së Skocisë.
Deri tani, hetuesit kanë identifikuar edhe tetë viktima të tjera, pesë prej të cilave ishin punëtore të seksit, të sulmuara nga Greer jashtë orarit të punës. Gjithashtu është zbuluar se Greer kishte përdorur qindra prostituta gjatë gjithë karrierës së tij si polic dhe pritet që të identifikohen edhe më shumë viktima të dhunës së tij.
Edhe Botë 17 sht 2025 Misteri i britanikes që u zhduk nga një jaht luksoz në Ishujt e Virgjër të SHBA-së Ndihmës Shefja e Policisë, Lynn Ratcliff, komandante kryesore e hetimit, tha se ajo që ka zbuluar hetimi është “vërtet tronditëse”. “Ky oficer e ka abuzuar qartë pushtetin e tij dhe është kthyer te një person me të cilin kishte rënë në kontakt gjatë kryerjes së detyrës.
Por kjo viktimë pati guximin të vinte dhe të fliste me ne, dhe pikërisht kjo u bë pika e nisjes së hetimit tonë”, u shpreh ajo. Konfirmimi i Ratcliff për ekzistencën e hetimit vjen pas një hulumtimi të emisionit BBC Disclosure mbi krimet e Greer. “Na duket sikur ky mund të jetë momenti ‘Wayne Couzens’ për Policinë e Skocisë”, i ka thënë BBC-së një burim pranë hetimit.
Wayne Couzens ishte një oficer i Policisë Metropolitane të Londrës, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për përdhunimin dhe vrasjen e Sarah Everard pesë vjet më parë. Një jetë e dyfishtë plot dhunë Greer lindi në Australi në vitin 1978 dhe u shpërngul në Mbretërinë e Bashkuar kur ishte gjashtë vjeç.
Ai iu bashkua Policisë së Strathclyde në vitin 2009, përpara se ajo të bashkohej me Policinë e Skocisë në vitin 2013, dhe kishte 17 vjet shërbim që dukeshin pa asnjë njollë. Fillimisht punoi si oficer patrullimi me uniformë në Glasgow, ndërsa rreth vitit 2016 fitoi një post si instruktor për sigurinë e oficerëve në Coatbridge.
Në këtë rol ai trajnonte policët e rinj, si dhe zhvillonte kurse rifreskuese për oficerët me përvojë. Kur vdiq në muajin maj, ishte 47 vjeç dhe kishte bashkëshorte dhe një fëmijë. Sipas hetuesve, familja dhe kolegët e Greer nuk kishin asnjë dijeni për jetën e tij të dyfishtë dhe të dhunshme.
Zyrtarët e lartë të policisë këmbëngulin se nuk kanë pasur mundësi t’i zbulonin më herët krimet e tij. Gruaja që nisi hetimin Në fund të vitit të kaluar, një grua rreth të tridhjetave hyri në një komisariat policie në Glasgow për të raportuar një krim.
Me hezitim, ajo shpjegoi se në vitin 2012 kishte telefonuar policinë për të raportuar një incident pranë banesës së saj dhe se në shtëpi i kishin shkuar dy policë me uniformë. Sipas saj, policët morën deklaratën dhe u larguan. Por, disa orë më vonë, njëri prej tyre u kthye vetëm, e detyroi të kryente një akt seksual dhe më pas e përdhunoi.
Pasi e raportoi ngjarjen vitin e kaluar, gruaja fillimisht u tërhoq nga bashkëpunimi me hetuesit. Dosja iu kalua Njësisë Kundër Korrupsionit (ACU), e cila deri në prill arriti të merrte një deklaratë të plotë prej saj. Falë kësaj deklarate, hetuesit gjetën telefonatën që ajo kishte bërë në vitin 2012 dhe identifikuan oficerët që kishin shkuar në banesën e saj.
Ata zbuluan se në javët pas përdhunimit, njëri prej policëve kishte kontrolluar vazhdimisht dosjen e saj në sistemin policor, ndoshta për të parë nëse ajo kishte raportuar përdhunimin. Madje një nga këto kontrolle ishte bërë edhe gjatë kohës kur ai ishte me pushime vjetore.
Katërmbëdhjetë vjet më vonë, ndërsa hetuesit përpiqeshin të identifikonin autorin, pikërisht këto kërkime të pajustifikuara në sistem u bënë prova që i çuan te i dyshuari: Alan Greer. Kronologjia e zbulimit të krimeve të Alan Greerit Rasti u shpall incident kritik dhe u caktua një komandant i posaçëm për hetimin.
Hetuesit siguruan numrin personal të telefonit celular të Greer, i cili nuk ndodhej në dosjen e personelit. Policia kishte vetëm numrin e telefonit fiks të shtëpisë. Kur numri u kontrollua në bazat e të dhënave të inteligjencës policore, u gjet vetëm një informacion i vitit 2018, pa emër të lidhur me të.
Informacioni ishte dhënë nga një punëtore seksi në Glasgow dhe tregonte se pronari i atij numri telefoni ishte një klient i dhunshëm. Në atë kohë nuk kishte asnjë të dhënë që numri i përkiste një polici.
Edhe Botë 43 min. më parë Irani dhe SHBA-ja rikthejnë luftimet, ngrihet çmimi i naftës “Jam plotësisht e bindur se në atë kohë u bë gjithçka që mund të bëhej në mënyrë të arsyeshme dhe nuk pati mundësi të humbura për shkak të atij informacioni”, tha Ratcliff.
Informacioni i vitit 2018 u dha hetuesve një drejtim të dytë dhe bazë ligjore për të monitoruar çdo kërkim që Greer bënte në kompjuterët e policisë. Ata zbuluan se ai po kërkonte në sistem çdo gjurmë të një ankese të bërë nga një numër telefoni, i cili rezultoi se i përkiste një punëtoreje seksi në Glasgow. Ky ishte momenti vendimtar.
I dyshuari po përsëriste të njëjtin model sjelljeje si në vitin 2012. Tashmë hetuesit kishin prova të mjaftueshme për t’i kërkuar gjykatës një urdhër kontrolli për banesën dhe pajisjet e tij elektronike. Bastisja në agim Në agimin e 24 prillit, policia bastisi shtëpinë familjare të Greer në atë që u përshkrua si një “ditë veprimesh ekzekutive”.
Greer u duk i tronditur kur u arrestua si i dyshuar për përdhunimin e vitit 2012. Policia sekuestroi shtatë telefona celularë dhe një laptop. Ai u dërgua në komisariat për t’i marrë shenjat e gishtërinjve dhe ADN-në. Nuk u mor në pyetje, por u pezullua nga detyra dhe u lirua në pritje të hetimeve të mëtejshme.
Vetëm pasi hetuesit filluan të kontrollonin telefonat e tij, u kuptua përmasa e vërtetë e krimeve. U gjetën mijëra video dhe fotografi me përmbajtje eksplicite, të cilat tregonin se Greer kishte përdorur qindra prostituta gjatë gjithë karrierës së tij.
Hetuesit nuk kanë analizuar ende as gjysmën e materialeve, por kanë identifikuar tashmë pesë punëtore seksi që janë sulmuar rëndë seksualisht. Nëse Greer do të ishte ende gjallë, policia do të kishte kërkuar ngritjen e akuzave për tentativë vrasjeje në disa prej rasteve, për shkak të nivelit ekstrem të dhunës që kishte ushtruar.
Janë identifikuar edhe tri viktima të tjera, mes tyre dy oficere policie, të cilave Greer u kishte bërë fotografi të papërshtatshme gjatë stërvitjeve. Ndërsa po zbuloheshin krimet e tij, hetuesit morën masa për t’u siguruar se familja e tij nuk ishte në rrezik. Më 5 maj, punonjës të shërbimeve sociale dhe policë lokalë vizituan shtëpinë e tij. Një ditë më vonë, Greer vrau veten.
“Momenti Wayne Couzens” për Policinë e Skocisë Në ditët pas vdekjes së tij, Policia e Skocisë njoftoi në platformën e brendshme të komunikimit se Greer kishte vdekur ndërsa ishte i pezulluar dhe nën hetim penal. “Disa kolegë menduan se ishte mizore që policia njoftoi se ai ishte nën hetim penal menjëherë pas vdekjes”, tha për BBC-në një burim pranë hetimit.
“Por është e qartë se të gjithë ishin plotësisht në errësirë për krimet e tij. Njerëzit do të tronditen kur të mësojnë të gjithë të vërtetën. Nuk besoj se dikush e kupton ende sa e rëndë është kjo çështje. Duket sikur ky mund të jetë momenti ‘Wayne Couzens’ për Policinë e Skocisë”, shtoi ai.
Couzens e keqpërdori autoritetin e policisë për të organizuar një arrestim të rremë, duke nxjerrë në pah dështime serioze në procesin e verifikimit të oficerëve dhe mundësi të humbura për ta ndaluar. Ratcliff tha se krahasimi nuk është i dobishëm dhe se deri tani nuk ka prova që sinjale paralajmëruese janë neglizhuar.
“Në këtë fazë nuk kemi asnjë provë që kjo ka ndodhur, por ne do ta shqyrtojmë vazhdimisht këtë aspekt, sepse një nga detyrat tona është të nxjerrim mësime nga hetime të tilla dhe t’i zbatojmë ato”, tha ajo.
Ratcliff shtoi se sistemi i verifikimit të Policisë së Skocisë është “shumë më i avancuar” sesa ishte kur Greer iu bashkua Policisë së Strathclyde në vitin 2009 dhe se ai nuk do t’i kalonte kontrollet e sotme të sigurisë. Ende mbeten për t’u analizuar mijëra fotografi dhe video të sekuestruara nga pajisjet e Greer.
Hetuesit besojnë se ai përdorte disa pseudonime dhe telefona të ndryshëm për kontaktet e tij me punëtoret e seksit. Për të përballuar hetimin, Njësisë së hetimit i janë bashkuar specialistë nga departamente të shumta, përfshirë ekipin për hetimin e krimeve të rënda, ndërsa hetimi pritet të zgjasë edhe shumë muaj.
Alan Greer nuk do të dalë kurrë para drejtësisë, por policia thotë se është e vendosur të zbardhë plotësisht të gjitha krimet e tij. Edhe Botë 10 o. më parë Sipas Netanyahut, biseda me Trumpin ishte “një prej më të mirave” Ndërkaq, Ratcliff i bëri thirrje çdo personi që beson se mund të ketë qenë viktimë e Alan Greer të paraqitet para autoriteteve.
“Ata mund të jenë të sigurt se ne do t’i dëgjojmë, do të hetojmë çdo pretendim dhe do të bëjmë çmos që të marrin mbështetjen e nevojshme në vazhdim”, tha ajo.
