Kryetari i Pejës dhe anëtari i Kryesisë së LDK’së Gazmend Muhaxheri ku u pyet që pë deklaratën e Lumir Abdixhikut që kishte thënë se “ia ka mbuluar marren Muhaxherit për deklaratën për Millosheviqin”. Muhaxheri tha se është mendimi i tij, ndërsa sa i përket fitores në zgjedhje, ai tha se i ka fituar zgjedhjet edhe para se Abdixhiku të jetë kryetar i LDK-së. “Është mendim i tij.
Unë kam qenë kryetar i Pejës edhe pa qenë Lumiri krytetar i partisë, unë i kam fituar zgjedhjet kur as Isa Mustafa nuk ka besu”, ka thënë ai. Dega e LDK’së në Pejë që udhëhiqet nga Gazmend Muhaxheri, muajin e kaluar, ka kërkuar që Abdixhiku të japë dorëheqje si akt moral për rezultat për rezultatin e kësaj partie na zgjedhjet e 7 qershorit.
