Mot i nxehtë në Shqipëri, temperaturat deri në 38 gradë

0%

Shqipëria të mërkurën do të jetë në ndikim të masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta. Shërbimi Meteorologjik bën të ditur se moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare kryesisht përgjatë relieveve malore. Era me drejtim nga kuartati i veriut me shpejtësi mesatare 7 m/s, e cila hera-herës në bregdet dhe lugina pritet të fitojë shpejtësi deri në 12m/s.

Valëzim në det të forcës 1-2 ballë.

Burimi: Telegrafi