Shpërndaje në: Arbër Hoxha u inkuadrua në minutën e 59-të te Dinamo Zagrebi që mposhti Thunin me rezultat 3:2. Ndeshja e luajtur në “Maksimir” të martën mbrëma shkoi në vazhdime, ndërsa kampioni i Kroacisë shënoi golin e fitores në minutën e 112-të. Koha e rregullt përfundoi baras, 2:2. Kampioni i Zvicrës, Thuni shënoi i par në minutën e katërt nëpërmjet Brighton Labeaut.
Në minutën e 22-të për 2:0 realizoi Marco Burki, ndërsa në pjesën e dytë Dinamo bëri kthim të madh duke shënuar dy gola. Për 2:1 shënoi në minutën e 74-t, Dion Drena Beljo, kurse katër minuta më vonë, Lukas Kaçavenda shënoi për 2:2. Dy golat e barazimit dhe fitores, Dinamo i shënoi pas largimit me karton të kuq të Burkit në minutën e 67-të.
Golin e fitores për Dinamon e shënoi Moris Valinçiq në minutën e 112-të. Te Thuni ndeshjen e kompleti Valmir Matoshi.
