Kryetari i Pejës dhe anëtari i Kryesisë së LDK-së Gazmend Muhaxheri tha se pas zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025, kryetari i LDK-së Lumir Abdixhiku mori një qëndrim që mos të shkojnë as me pozitën as me opozitën. “Kryetari pas zgjedhjeve të shkurtit ka marrë një qëndrim, që ka qenë i tij dhe i askujt tjetër. Ka thënë as me pozitën as me opozitën, po disi si Fetah.
Ka qenë përgjegjësi e tij”, ka thënë ai. Dega e LDK-së në Pejë që udhëhiqet nga Gazmend Muhaxheri, muajin e kaluar, ka kërkuar që Abdixhiku të japë dorëheqje si akt moral për për rezultatin e kësaj partie na zgjedhjet e 7 qershorit.
