Vdekja e punëtorit në vendin e punës në Prishtinë, Rama: Vlerësimi i

0%

Një punëtor 26-vjeçar ka vdekur e një tjetër është lënduar në një vendpunishte në Prishtinë si pasojë e rrëzimit të vinçit. Ngjarja tragjike ka ndodhur më në “Rrugën A” në Prishtinë. Lidhur me rastin ka reaguar edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama.

Rama ka deklaruar se vlerësimi i respektimit të standardeve të sigurisë dhe mbrojtjes në punë është kompetencë e Inspektoratit Qendror të Punës, institucion në kuadër të nivelit qendror, duke shtuar se pret që hetimet të zbardhin plotësisht shkaqet dhe përgjegjësitë për rastin. Sipas Ramës, rrethanat e aksidentit po hetohen nga organet kompetente.

Ai i ka shprehur ngushëllime familjes së viktimës dhe i ka uruar shërim të shpejtë të lënduarit. “Humbja e një jete në vendin e punës është një tragjedi që duhet të na rikujtojë të gjithëve se siguria në punë duhet të jetë prioritet i panegociueshëm dhe standard që respektohet në çdo vendpunishte”- ka shkruar Rama.

ADVERTISEMENT

Gjeni Hapësirën Tuaj Këtu

Rezervoni këtë hapësirë për sponsorizimin tuaj editorial.

Reklamo Këtu

Abdusamed Shkodra nga Brigada e Zjarrfikësve të Prishtinës ka treguar se rreth orës kanë marrë informatën se në një punishte në Lagjen e Spitalit është rrëzuar një lift që ka qenë duke u rregulluar dhe menjëherë ekipet e Zjarrfikësve kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë intervenuar dhe dy personat e përplasur nga lifti dhe ndonëse në kushte të këqija për t’i tërhequr zjarrfikësit kanë tërhequr dy të lënduarit dhe janë dërguar për hospitalizim.

Ndërsa, drejtori i Klinikës Emergjente në QKUK, Naser Syla, ka treguar se njëri prej të lënduarve nuk u ka mbijetuar lëndimeve dhe ka vdekur, ndërsa tjetri është i lënduar rëndë por gjendja e tij është stabile . Kurse, një qytetare, Myrvete Drevinja, ka treguar atë që ka parë në momentin e rastit tragjik.

Ajo tregoi trishtimin e përjetuar për shkak se nuk kanë mundur t’u japin ndihmë të lënduarve për shkak se ata kishin rënë në një vend të paarritshëm për qytetarët. Në anën tjetër, subjekti ku u rrëzua vinçi ku humbi jetën punëtori dhe u lëndua një tjetër nuk ishte inspektuar më parë nga Inspektorati Qendror i Punës.

Këtë e ka konfirmuar vetë Inspektorati, duke sqaruar se subjekti nuk ishte inspektuar pasi “punimet ndodheshin në fazën fillestare të ndërtimit, përkatësisht në fazën e realizimit të themeleve”. Inspektorati bëri të ditur se inspektorët e punës kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe janë duke zhvilluar veprimet inspektuese në koordinim me institucionet kompetente.

KALLXO.com ka raportuar për këtë aksident tragjik. Gjatë vitit 2026, në Kosovë janë shënuar disa aksidente me fatalitet në vendet e punës. Një person ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra në vendin e punës në Prizren më . Edhe më , një 43-vjeçar ka humbur jetën gjatë orarit të punës në një seperacion zhavorri në fshatin Gllaviçicë të Pejës.

Në një objekt ndërtimi në Vushtrri, në majin e këtij viti ka humbur jetën edhe një 31-vjeçar. Më , një person ishte lënduar në kokë në një shtëpi private në fshatin Bibaj të Ferizajt, pasi dyshohet se ishte goditur nga skelet. Kurse, më , një 29-vjeçar ka vdekur në Gjakovë pasi ka rënë nga një ndërtesë e lartë derisa ishte duke punuar.

Në lidhje me këtë rast një person është dërguar në mbajtje. Më , një punëtor rreth 48-vjeç ka vdekur pasi dyshohet se është lënduar në një kompani në zonën industriale në Shtime. Më , një punëtor 44-vjeçar nuk i ka mbijetuar lëndimeve të rënda që dyshohet se i mori më , pasi ra nga kati i parë i një ndërtese në Ferizaj.

Ndërkaq Inspektorati Qendror i Punës në bazë të vendimit të ministrit Andin Hoti, ka zhvilluar një aksion të jashtëzakonshëm inspektues në sektorët me rrezikshmëri të lartë në gjithë Kosovën. Kjo ka qenë dita e 12-të e inspektimit. Sa i përket kryeqytetit, në mars të këtij viti në një vendpunishte në rrugën “Don Shtjefën Kurti” ndodhi një rrëshqitje dheu dhe shembje.

Nga ky rast nuk pati persona të lënduar, ndërsa Prokuroria Themelore në Prishtinë inicioi hetime për veprën penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Burimi: Kallxo