Juventusi ka konfirmuar zyrtarisht huazimin e sulmuesit belg Lois Openda te Olympique Lyon. Sipas njoftimit të klubit italian, marrëveshja është një huazim i thjeshtë deri në qershor të vitit 2027, me Lyonin që do të paguajë 3.5 milionë euro për huazimin.
Në kontratë nuk është përfshirë asnjë opsion blerjeje. 26-vjeçari iu bashkua Juventusit verën e kaluar nga RB Leipzig në formë huazimi për 3.25 milionë euro, ndërsa klubi bardhezi kishte detyrim ta blinte për 42.75 milionë euro. Megjithatë, aventura e tij në Torino rezultoi zhgënjyese. Openda shënoi vetëm 2 gola në 34 paraqitje zyrtare, ndërsa vetëm nëntë ndeshje i nisi si titullar.
Në dy muajt e fundit të sezonit ai pothuajse nuk u aktivizua, duke regjistruar vetëm një paraqitje të shkurtër si zëvendësues, ndërsa pjesën më të madhe të kohës e kaloi në stol. Me këtë huazim, Lyoni të mbulojë pagën e sulmuesit belg dhe t’i japë mundësinë të rikthejë formën e tij më të mirë.
Ideja e klubit italian është që Openda të rrisë sërish vlerën në treg, në mënyrë që Juventusi ta shesë me një çmim më të favorshëm gjatë verës së ardhshme.
