Protestuesit u mblodhën fillimisht në sheshin “Skënderbej”, ndërsa më pas u zhvendosën drejt Kryeministrisë, ku për disa orë u mbajtën fjalime nga studentë, mjekë, profesorë artistë dhe qytetarë të ndryshëm. Gjatë fjalimeve, mesazhi kryesor i përcjellë nga protestuesit ka qenë kërkesa për dorëheqjen e kryeministrit, me thirrje të përsëritura si “Rama jepe dorëheqjen”. Pas përfundimit të fjalimeve, turma është nisur në marshim nëpër akset kryesore të kryeqytetit, duke vijuar protestën edhe jashtë sheshit para Kryeministrisë. Një nga organizatorët, Arben Kola sqaroi dhe itinerarin që do të ndjekin protestuesit. “Tajvani-Bashkia-Parlamenti (ndalese 5 min)-Shkolla Kosova-Shtepia e Europes(ndalese 5 min)-Kryeministria (perfundimi)”, tha Arben Kola. Në krye të marshimit janë studentët, ndërsa qytetarët vijojnë të bëjnë thirrje për bashkim dhe pjesëmarrje më të madhe në ditët në vijim. “Nesër më shumë”, “Rama n’burg, Berisha n’burg” dhe “Shqipëri e re”, thërrasin ata njëzëri.
Pas disa orësh protestë para Kryeministrisë, qytetarët nisin marshimin në rrugët e Tiranës

Burimi:
Bota Sot