Pesë të vdekur në aksidente trafiku në Prizren që nga fillimi i vitit

0%

Në komunën e Prizrenit, nga janari 2026 e deri më tani, kanë humbur jetën pesë persona, dy prej tyre brenda një jave. Sipas zëdhënësit të policisë, gjatë sezonit veror do të ndërpriten trajnimet dhe procedurat administrative që presin, me qëllim që të rritet numri i patrullave policore në komunikacion. Gatishmërinë për sezonin e verës e ka rritur edhe shërbimi urgjent në këtë komunë. Sezoni veror, përveçse shton numrin e turistëve në komunën e Prizrenit, shton edhe nevojën për sigurinë në rrugë të kalimtarëve dhe automjeteve. Alarmi i autoambulancave në këtë stinë është më i shpeshtë, pasi aksidentet në trafik janë shqetësuese. Policia rajonale po merr masa që të asistojë pikat kyçe ku tashmë janë të verifikueshme, ku ka pasur numër më të madh të aksidenteve, thotë zëdhënësi Shaqir Bytyqi. “Gjatë sezonës së verës, në angazhojmë patrolla shtesë, për shëmbull, ka shumë policë që punojnë në zyrë për pozita administrative, ndërsa gjatë sezonit të verës, në i zvoglojmë disa punë administrative, me qëllim që edhe ata polic, tu bashkangjiten patrullave policore. Kemi një rritje të vogël, në krahasim me vitin e kaluar ka një rritje të gjobave”, tha ai. Në Urgjencën e qytetit, telefoni bie në çdo kohë, ndërsa ekipet e emergjencës intervenojnë deri në 25 raste në 12 orë, brenda 6 minutave, thotë doktor Hedon Hoxha. Ndërsa autoambulancat janë të pajisur me defibrilator, ECG, bombol oksigjeni dhe aspirator. “Në fshatra normal vonohemi pak më shumë për shkak të rrugës, ndërsa këtu brenda qytetit për 6 minuta e kryjmë ç’do terren. Për ç’do rast urgjent që e kemi, i kemi edhe barnat, ilaqet, autoambulancat janë në gjendje të rregullt edhe mund të bëjnë zëvendësimin e autoambulancave nëse ka ndonjë prishje apo defekt”, pohoi ai. Mungesa e buxhetit të mjaftueshëm edhe në shërbimin urgjent të shëndetësisë në Prizren, konsiderohet si një ndër sfidat kryesore më të cilat përballet ky sektor jetësor. ” Në mungesë të buxhetit ne kemi probleme në realizimin e shumë objetivave tona qoftë me paisje qoftë paisje tjera qofte paisje psh makina që mund tëq kenë defekte ndryshme psh shërbimit urgjent ose makineria tjetër qoftë komunikacioni që është i dendur që duhet ne të arrijmë në kohë dhe sa ma shpejt” ,tha Fadil Bajraktari, drejtor i QKMF-së Kur kanë kaluar gati gjashtë muaj në vitin 2026, në Prizren, në rrugët lokale janë regjistruar një numër i konsiderueshëm aksidentesh, ku kanë humbur jetën 5 persona, dy prej tyre në një javë.

Burimi: Bota Sot